HomeLifestyle

“Ditët e para i kisha të tmerrshme”! Rozana Radi tregon eksperiencën e saj të vështirë pas infektimit me Covid-19 dhe ka një thirrje të fuqishme për të gjithë: Akoma jam e izoluar, corona nuk qenka një shaka!

Rozana Radi vazhdon të jetë akoma e infektuar me koronavirus, ku edhe është izoluar pasi testi rezultoi pozitiv dhe po merr mjekimin e duhur. Aktorja e njohur ka treguar eksperiencën e vështirë të covid-19 dhe iu bën thirrje të gjithëve që të jenë të kujdesshëm pasi ‘kjo nuk është një shaka’.

Radi ka zhvilluar me ndjekësit e saj në Instagram një intervistë virtuale dhe dikush prej tyre është interesuar për shëndetin e saj. Rozana ka treguar se tani ndihet pak më mirë, por ditët e para ka pasur disa shqetësime si dhimbje koke apo djegie trupi.

“Jam qëndrueshëm! Ditët e para i kisha të tmerrshme me dhimbje të forta koke, trupi dhe djegie trupi. Kini kujdes se Corona nuk qenka shaka”, shkruan Rozana.