HomeKuriozitet

Kërkohen dhurues sperme, por vetëm nëse janë …komunistë!

Kërkohen dhurues sperme, por vetëm nëse janë …komunistë!

Qeveria kineze kërkon dhurues sperme vetëm nëse janë komunistë. Mes kërkesave të fundit që janë bërë nga bankat e spermës, në disa qendra fertiliteti të Kinës, është dhe ajo për “dashurinë ndaj atdheut dhe partisë komuniste”.

Natyrisht që kjo kërkesë vjen pas atyre si: dhuruesi duhet të ketë gjendje të mirë shëndetësore, një paraqitje simpatike, të jenë të rinj dhe me shumë flokë.

Kjo lloj kërkese e “çuditshme”, ka bërë jehonë dhe në shtypin e përditshëm ku vihet re shqetësimi i shtrirjes së kontrollit të Partisë Komuniste gjer dhe në qendrat e fertilitetit të dhurimiti të spermës.

Mes klinikave të cilat kanë reaguar ndaj kërkesave të partisë për të rekrutuar dhurues sperme, i është bashkangjitur dhe një pjesë e Universitetit të Pekinit.