HomeAktualitetDebat

Nuk e beson këtë “kokën e madhe”?! “Jemi si në ’97, Rama është vetëm, socialistët s’janë me të! LSI merr 40 mandate, opozita 100 deputetë

Nuk e beson këtë “kokën e madhe”?! “Jemi si në ’97, Rama është vetëm, socialistët s’janë me të! LSI merr 40 mandate, opozita 100 deputetë

Monika Kryemadhi deklaroi plot siguri se LSI do të marrë 40 mandate në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në emisionin “Quo Vadis”, ajo e krahasoi situatën në të cilën ndodhet vendit me atë të vitit 1997.

“Është e njëjta situatë si në 97. Në 97-ën ishte kallashi, në krahun e Florian Pullatit me bandat e Babrrusë.

Tani është COVID; nuk kemi Flor Pullaz. Në ’97 nuk kishin PS, por ama njerëzit shkuan dhe votuan.”

Kryemadhi deklaroi se në zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama do të jetë i vetëm.

Sipas saj, kreu i qeverisë nuk do t’i ketë me vete këtë herë socialistët e ndershëm.

“PS është vetëm, pa kokë. Ai është vetëm me Rilindjen.

Nuk i ka socialistët. Ai e ka ndërtuar backgroundin e tij politikë me gjakun dhe mundin e socialistëve të ndershëm. E shkatërroi atë parti. E rrënoi.”