HomeDiaspora

Kosova mbulohet nga dëbora (Foto + Video)

Kosova mbulohet nga dëbora (Foto + Video)

Tashmë dimri ka ardhur dhe në disa vise shqiptare ka filluar të bjerë edhe dëborë.

Dëbora e parë ka rënë edhe në Kosovë. Reshjet e para të borës kanë rënë në qytetet e Dragash, Prizren, Lipjan, Prishtinë, Malishevë, e në vende të tjera.

Në disa pamje të publikuara nga Meteo Ballkan, shihet qartë se në disa komuna të Kosovës bie dëborë.

Reshjet e shumta të borës kanë shkaktuar madje edhe disi problem në qarkullimin e makinave, por autoritetet ende nuk kanë dalë me njoftim që akset nacionale të kenë ndonjë problem.