HomeAktualitetKryesore

“Dëshirë për përforcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin dypalësh”: Ministri i Jashtëm grek Dendias telefonon Xhaçkën

“Dëshirë për përforcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin dypalësh”: Ministri i Jashtëm grek Dendias telefonon Xhaçkën

Në llogarinë e tij në Twitter, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dhendias bën me dije se ka komunikuar me homologen e re në Shqipëri, Olta Xhaçka, për ta uruar dhe për të theksuar përpjekjet për t’i bërë më të forta marrëdhëniet me Greqisë dhe Shqipërisë.

“Komunikova me ministren e Jashtme të sapoemëruar të Shqipërisë, Olta Xhaçka dhe i nënvizova dëshirën për përforcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin dypalësh, si dhe përballimin e sfidave të përbashkëta”, shkruan Nikos Dhendias.

Kujtojmë se më 29 dhjetor ndodhën disa ndryshime në kabinetin qeveritar, ku Olta Xhaçka u caktua ministrja e re e Punëve të Jashtme.