HomeAktualitetKryesore

Rama takim ‘kokë më kokë’ me Mitsotakis, zbardhen detajet e para çfarë kanë diskutuar dy liderët

Rama takim ‘kokë më kokë’ me Mitsotakis, zbardhen detajet e para çfarë kanë diskutuar dy liderët

Kryeministri Edi Rama është takuar sot kokë më kokë në një drekë punë në Athinë me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.

Takimi është zhvilluar menjëherë pas bisedës së gjatë gati tre orëshe që Kryeministri i Shqipërisë zhvilloi me ministrin e Jashtëm Grek Dendias.

Rama mbërriti të premten në Athinë pas një vizite dy ditore në Ankara ku u prit nga Presidentit turk. Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar të temave që janë diskutuar në këtë takim, por më herët u fol se do diskutoheshin çështje rajonale që nga ato mes Shqipërisë dhe Greqisë deri tek një ndërmjetësim i mundshëm për zbutjen e tensionit mes Greqisë dhe Turqisë.