HomeAktualitetDebat

“Dy herë i kam shpëtuar për të tretën…”/ Rama bën deklaratë e papritur live në konferencë dhe ironizon keq gazetarët: Do jap amanet se nuk dihet ç’ndodh në orën 15:00 kur të bëj vaksinën

“Dy herë i kam shpëtuar për të tretën…”/ Rama bën deklaratë e papritur live në konferencë dhe ironizon keq gazetarët: Do jap amanet se nuk dihet ç’ndodh në orën 15:00 kur të bëj vaksinën

Në mbyllje të konferencës së gjatë të mbajtur ditën e sotme në një bashkëbisedim me gazetarët mes kryeministri, Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Kryeministri ka ironizuar skeptikët që janë shprehur kundë vaksinës.

Manastirliu tregon gjithë detajet e vaksinimit që nis në orën 15:00/ Cilët mjekë dhe infermierë do të vaksinohen të parët, a do të përfshihen ata që e kanë kaluar Covidin?
Rama deklaroi se duhet të largohem që të kem kohë deri në orë 15:00 për të lënë edhe amanetet e fundit, pasi sipas disa TV e kam për herë të tretë vaksinimin.

“Se janë dhe ata që thonë se po e bërë mund të vdes më vonë. Kështu që ti marrim këto masa. Aq më tepër se unë e kam për herë të tretë vaksinën, sic e di syri.qimi, kështu që dy herë kam shpëtuar, herën e tretë nuk di dihet se cfarë ndodh”, tha kreu i qeverisë”.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu tha se janë 5 mijë punonjës të shëndetësisë që do të vaksinohen.

“Janë 5 mijë numri personeli kyç që vlerësohet të jetë prioritet i prioriteteve dhe që janë ata në frontin e parë, plus ata që shërbejnë në urgjenca.”