HomeAktualitetDebat

Turqia i bën ftesë Greqisë për bisedime, Reuters zbulon prapaskenat: Ja cili ishte roli i kryeministrit Rama

Turqia i bën ftesë Greqisë për bisedime, Reuters zbulon prapaskenat: Ja cili ishte roli i kryeministrit Rama

Turqia ka kërkuar sot që të nisë bisedimet me Greqinë për Detin dhe çështje të tjera që i ndajnë palët. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu.

Reuters shkruan se ministri i Jashtëm grek, thotë se nuk ka marrë ftesë zyrtare por është gati të rifillojë diskutimet. Më tej media prestigjioze zbulon se kryeministri Edi Rama ka hyrë në rolin e negociatorit mes palëve që kur ishte president i OSBE.

“Çavusouglu tha se kryeministri shqiptar Edi Rama i cili ishte në Ankara javën që shkoi kishte tentuar që ti bënte palët bashkë që kur ministri Dendias ishte në Tiranë, por Dendias e refuzoi për shkak të anijes turke në Mesdhe, Oruç Reis. Çavusogly tha se ishte gati ta takonte Dendias në Tiranë sapo të rinisnin bisedimet”, thuhet në shkrimin e Reuters.