HomeAktualitetSociale

Është vetëm 15-vjeç, njihuni me shqiptarin që punon në zyrën e kancelares Angela Merkel

Është vetëm 15-vjeç, njihuni me shqiptarin që punon në zyrën e kancelares Angela Merkel

Leonard Mulaku është vetëm 15 vjeç dhe njihet si një ndër më të rinjtë që kanë mbajtur praktikë në zyrën e kancelares, Angela Merkel.

Gjermania, është sigurisht një nga shtetet evropiane, ku mundësia e arsimimit, punësimit, depërtimit në karrierë dhe formimit profesional është shumë e madhe.

Këtë mundësi më së miri duket se e ka shfrytëzuar Leonard Mulaku, i cili vjen nga Vushtrria dhe është zgjedhur “kancelari” më i ri praktikant në moshë, në Gjermani.

Ai është vetëm 15 vjeç dhe njihet si një ndër më të rinjtë që kanë mbajtur praktikë në zyrën e kancelares, Angela Merkel.