HomeLifestyle

“Unë jam izoluar në vilën tonë modeste”! Armina reagon pas akuzave nga komentuesit

“Unë jam izoluar në vilën tonë modeste”! Armina reagon pas akuzave nga komentuesit

Një ditë më parë, komentues të shumtë i janë përgjigjur Sali Berishës në faqen e tij në FB, pas debatit të fundit për darkën e Dubait, duke i publikuar një foto të së dashurës së djalit të tij, Armina Mevlani, e cila kishte darkuar tek Nusreti.

Bashkë me foton e Arminës u botua edhe një faturë e majme, që pretendohej se ishte paguar nga ajo, domethënë nga djali i Berishës.

Vetë Armina ka reaguar ndërkohë duke publikuar disa foto nga vila ku jeton më Shkëlzenin, si për të treguar se ajo në fakt është izoluar prej pandemisë e nuk po udhëton dot më.

Të paktën në Dubai dhe Europë, se në SHBA iu është ndaluar familjarisht hyrja.