HomeHumor

Bilushi i Metës, udhëzime për tradhëtarët e LSI

Bilushi i Metës, udhëzime për tradhëtarët e LSI

Pas një vale largimesh nga LSI dhe akuzat e Monës se Lali Eri po ja merr një nga një në telefon drejtuesit e LSI në Tiranë, Bilushi i Metës vendosi të bëjë publike udhëzimet për kodin e sjelljes ndaj tradhëtarëve të LSI.

Të dashur miq!

Disa njerëz të lëkundur nga LSI po joshen nga ofertat e pushtetit dhe po tradhëtojnë LSI. Për këtë Mona ka kontaktuar me Baba Mondin dhe ai i ka gjetur një mallkues që është falur në Teqen e Baba Tomorit dhe ka vënë dorën mbi gjurmën e këmbës së Abaz Aliut.

Në këtë mallkim thuhet:

-Kush ka qenë drejtues i LSI, i dalçin paret që ka fituar nga LSI nga hundët dhe i bëfshin ilaçe për COVID.

-Kush është beqare dhe tradhëton LSI, i dalçin nga hundët qejfet që kanë bërë në Jale me lekët e LSI e ngelshin kallogre gjithë jetën.

-Kush është beqar dhe tradhton LSI, ngeltë pa celular dhe pa dashnore.

-Kush është biznesmen dhe tradhton LSI ju bëfshin lekët e tenderëve, fatura për avokatë e prokurorë.

Kush është deputet e tradhton LSI, ju bëftë mandati i deputetit, kartelë spitali, e mos daltë më andej.

-Kush është anëtar i LSI dhe e tradhton atë për Edi Ramën ju bëfshin sufllaqet helm dhe zëntë spitalin.

-Kush ka marrë para për votat nga LSI dhe nuk pranon më se ka oferta të tjera, ngeltë pa miell në shtëpi.

-Kush mendon se me Edi Ramën mund të realizojë ëndrrat e veta duke tradhtuar LSI, i daltë në ëndërr Tit Vasili e mos vëntë gjumë në sy.

-Kush tradhton LSI duke dashur të hajë me dy lugë, i daltë para syve Monika kur ha bukë e mos kaloftë asnjë kafshatë poshtë.