HomeAktualitetDebat

Debati në Shqipëri, edhe europarlamentarët patën 50 minuta kohë të lexonin tenderin “sekret” për blerjen e vaksinave anti Covid

Debati në Shqipëri, edhe europarlamentarët patën 50 minuta kohë të lexonin tenderin “sekret” për blerjen e vaksinave anti Covid

Në Shqipëri po zhvillohet një debat mbi sekretin e marrëveshjes së qeverisë më kompanitë private për blerjen e vaksinave anti Covid.

Opozita akuzoi kryeministrin Rama se po e mban marrëveshjen e fshehtë dhe se nuk dinin se çfarë po miratojnë.

Kryeministri Rama në seancën e së hënës deklaroi se kontrata sekrete mbahej për shkak se ia kishte kërkuar firma prodhuese Pzifer një gjë të tillë, duke i kërkuar ruajtjen e konfidincialitetit.

Sekreti për blerjen e vaksinave duket se ka qenë edhe në shtete vende të tjera, ku parlamentarët nuk kanë pasur mundësi të kenë me vete një kopje të kontratës.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe me Parlamentin Europian, ku eurodeputetë kanë pasur vetëm 50 minuta kohë në dispozicion për të lexuar tekstin e marrëveshjes dhe se atyre iu është ndaluar që të kenë me vete telefon, apo laptopë në momentin e njohjes me dokumentin.

Kaq ishte aksesi që eurodeputetët kishin kur u njohën me kontratën konfidenciale mes Komisionit Europian dhe kompanisë gjermane Cure Vac, duke mos i mjaftuar si kohjë të lexonin klauzolat dhe përjashtimin.

Këtë e bën të ditur Agjencia Italiane e Lajmeve, Agi, ku citon eurodeputetin belg Marc Botenga, i cili ishte i pari që u njoh me dokumentin konfidencial.

Ai u shpreh se i duhej të “linte telefonat inteligjentë dhe kompjuterët përpara se të hynte në dhomë” ku mund të lexonte kontratën dhe “të merrte shënime me dorë”.

Një procedurë e ngjashme, kujton Eurodeputetin, “me atë të marrëveshjeve tregtare të Ttip me Shtetet e Bashkuara”, ose “e kundërta e transparencës”.

Sa i përket përmbajtjes së dokumentit, eurodeputetët nuk do të jenë në gjendje të zbulojnë asgjë. Për pasur akses dhe lexuar tekstin në fakt ishte e nevojshme të nënshkruhet një “deklaratë konfidencialiteti”.

Kjo është “një përgjegjësi shumë e madhe” e lidhur me “dëmin e mundshëm tregtar në kontratat me vlerë miliona euro”, shpjegon Botenga, i cili preferon të konsultohet me shërbimet ligjore të Parlamentit Evropian përpara se të hyjë në detaje.

“T’u tregosh eurodeputetëve përmbajtjen e kontratës “megjithatë nuk është një iniciativë e Komisionit Evropian, por e kompanisë CureVac. Dhe për mua ky është problemi”, përfundoi Botenga.