HomeAktualitetMetro

VIDEO/ Sherri banal që po kritikohet nga rrjeti: Dy vajza kapin prej flokësh njëra tjetrën, një burrë mezi i ndalon

VIDEO/ Sherri banal që po kritikohet nga rrjeti: Dy vajza kapin prej flokësh njëra tjetrën, një burrë mezi i ndalon

Në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi videoja e dy adoleshenteve nga Fieri, të cilat përleshen keq në mes të qytetit duke i shulur flokët njëra-tjetrës.

Në momentin e sherrit mes tyre ndërhyn edhe një burrë i cili mundohet t’i ndaje vajza, por që fatkeqësisht nuk ia arrin dot.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit jo larg qendrës, ndërsa denoncuesi shton se vajzat janë adoleshente.

Ndërkohë ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku që ka çuar adoleshentet deri në këtë pikë

“E ardhmja e vendit! “,-shkruan denoncuesi krahas videos.