HomeBota

E provoi me Shqipërinë, Rusia i bën ofertë dhe BE-së: A doni 100 milion doza Sputnik V?

E provoi me Shqipërinë, Rusia i bën ofertë dhe BE-së: A doni 100 milion doza Sputnik V?

Rusia mund të sigurojë Bashkimin Evropian me 100 milion doza të vaksinës së saj Sputnik V kundër koronavirusit në tremujorin e dytë, njoftoi prodhuesi, Fondi Rus për Investime Direkte (RDIF).

“Pas përfundimit të pjesës kryesore të vaksinimit masiv në Rusi, RDIF mund të furnizojë BE me 100 milion doza të vaksinës Sputnik V për 50 milion njerëz në tremujorin e dytë”, (nëse EMA miraton), tha RDIF në twitter.

Vaksina Sputnik V është regjistruar në 15 vende dhe së fundmi dokumentacioni është dorëzuar në Agjencinë Evropiane të Barnave për regjistrimin e kësaj vaksine në BE.

Kujtojmë se aasi të reja të vaksinës ruse mbërritën në Serbi herët këtë mëngjes, një vend që po i merr pa asnjë drojë apo vetëkufizim.

Nga ana tjetër, Hungaria është anëtari i parë i BE që miraton këtë vaksinë ruse dhe që do furnizohet më te.

Edhe Turqia gjithashtu ka marrë sasi Sputnik V.

BE ende nuk ka ndonjë reagim për këtë ofertë nga Moska, e cila ngjan dhe si një sfidim përballë faktit që Europa po shfaq një krizë në politikat e vaksinimit.

Kujtojmë gjithashtu se një ofertë nga Moska iu bë dhe Shqipërisë për vaksina Sputnik V, por që Rama ia “ktheu shpinën”, madje duke e quajtur dhe provokim.