HomeAktualitetDiaspora

Alket Rizai i bën surprizën e papritur policisë greke, gjendet në makinën e një personazhi të njohur shqiptar edhe pse të gjithë e dinin që ishte në burg

Alket Rizai i bën surprizën e papritur policisë greke, gjendet në makinën e një personazhi të njohur shqiptar edhe pse të gjithë e dinin që ishte në burg

Skuadra e Ndërhyrjes së Shpejtë greke ka ndaluar një mjet tip “BMË” luksoze me xhama të zinj, që iu ka tërhequr vëmendjen, në kryqëzimin e Qipros, duke iu kërkuar pasagjerëve të dilnin jashtë.

Momenti kur dera e pasagjerit në makinën luksoze BMË e zezë me xhama të errët u hap, policia greke është përballur me Alket Rizain, i burgosuri shqiptar që ndërkohë duhet të ishte në qelinë e tij në burgun Domokou.

Ndërsa japin detaje për arrestimin e tre personave në Lamia, që udhëtonin me mjetin luksoz, mediat greke, shkruajnë se gjithçka ndodhi mesditën e së premtes.

Siç u zbulua nga kontrolli policor, Alket Rizai kishte marrë leje nga burgu Domokou, ndërsa shoferi i makinës luksoze të blinduar ishte një nga njerëzit më të famshëm të jetës së natës në Athinë.

Pasagjeri i tretë në makinë, ishte po ashtu një 36-vjeçar me kombësi shqiptare, me kartelë të “pasur” me vepra penale në policinë greke.

Sipas LamiaReport, 36-vjeçari ishte në kërkim për vrasje dhe disa vepra të tjera kriminale.

36-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në Selinë e Policisë Fthiotida, ndërsa Alket Rizai u kthye në burg.

Rizai tërhoqi vëmendjen e shumë mediave disa kohë më parë kur tentatoi arratisjen me helikopter nga burgu i sigurisë së lartë në Koridhalo.