HomeAktualitetDebat

Rama kërkon “kokën” e llumit të prokurorive dhe gjykatave: Të gjithë ata që nuk e kanë kaluar vettingun të japin llogari

Rama kërkon “kokën” e llumit të prokurorive dhe gjykatave: Të gjithë ata që nuk e kanë kaluar vettingun të japin llogari

Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat ka deklaruar se pas pastrimit nga llumi i prokurorëve dhe gjykatësve nga vettingu, drejtësia e re duhet t’i thërrasë ato dhe t’i vendos para ligjit për të dhënë llogari.

Rama tha se procesi i drejtësisë së re vijon dhe se kjo nuk ndodh sa hap e mbyll sytë

“Çdo ditë kryhen krime nga gjykatës që e dinë që nuk e kalojnë Vettingun dhe e dinë se do i shpëtojnë drejtësisë sidoqoftë se ose nuk do futen në vetting ose do digjen nga ai.

Sistemi nuk është ende i pastruar. SPAK ka filluar të strukturojnë punën e tyre, çfarë duhet të presësh mrekulli sa hap e mbyll sytë.

Drejtësia e re do të funksionojë ashtu siç e duam të gjithë dhe do të jetë e prekshme përtej atyre gjërave që po ndodhin ndërkohë.

Pas pastrimi të fillojë goditja e këtyre gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ku kanë dalë llum nga sistemi drejtësie. Duhet ti thërrasë drejtësi ata dhe ti vendosë para ligjit”, tha Rama.