osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Patericë e thyer, e zhyer dhe e lyer”! Ish-kryebashkiakja e LSI nën hetim nga SPAK fyen Rudina Hajdarit: U shkollove me lekët e vjedhura të mamit gjyqtare, qelbesh nga koka te këmbët…

“Patericë e thyer, e zhyer dhe e lyer”! Ish-kryebashkiakja e LSI nën hetim nga SPAK fyen Rudina Hajdarit: U shkollove me lekët e vjedhura të mamit gjyqtare, qelbesh nga koka te këmbët…

Ish-kryebashkiakja e LSI-ë në Prrenjasit Miranda Rira në ndjekje penale për korrupsion nga SPAK ka bërë një reagim të fortë ndaj deputetes Rudina Hajdari, pasi kjo e fundit vizitoi qytetin e Prrenjasit dhe u shfaq duke shitur fruta dhe perime në treg.

Rira shkruan në Facebook se Hajdari është rritur me petulla të skuqura dhe është shkolluar me lekët e vjedhura të mamasë gjyqtare, dhe nuk ka asgjë të përbashkët me njerëzit punëtorë të Prrenjasit.

Sipas saj, deputetja “qelbet” nga koka te këmbët me lekët e vjedhura të mamasë, ndërsa shton se asnjë i djathtë nuk do e votojë Hajdarin dhe partinë e saj në zgjedhjet e 25 prillit.

Postimi i plotë:

O Rudi,

Desha mos merrem fare me ty, sepse je grua dhe me gratë kundërshtare nuk dua të komentoj fare, por sot na e shpife, na dhurove një shfaqje shumë të shëmtuar mu në pazar të Prrenjasit!

Ti moj tregtarja më e re e Prrenjasit, që je rritur me petulla të skuqura dhe je shkolluar me lekët e vjedhura të mamit gjyqtare, nuk ke asnjë lidhje dhe asgjë të përbashkët me njerëzit e ndershëm e punëtorë të Prrenjasit, të cilët mezi nxjerrin bukën e gojës, në këto ditë të ftohta shkurti.

Rudi, hipokrizia jote, kalon çdo kufi. Ti që gjoja doje reformën në drejtësi dhe gjyqtarë të pakorruptuar, nuk kërkove as falje publike as nuk dhé dorëheqjen, kur mami yt nuk kaloi vettingun, sepse nuk justifikonte dot pasurinë e akumuluar ndër vite, edhe pse ska mbaruar ndonjëherë shkollë në jurisprudencë dhe as kishte ndonjë arsim për postin që iu ofrua për gjynah!

Ti qofsh që vjen dhe predikon në Prrenjas punën e ndershme dhe vlerat morale, kur qelbesh nga koka të këmbët, me lekët e vjedhura të mamit, që pasi jua mori “tregtarëve” të tjerë fatkeq që endeshin nëpër gjykata, të dërgoi ty në Amerikë.

Jam arsimuar edhe unë në Amerikë, por jo me lekët e mamit tim, por me bursë fullbright nga USAID, taksapaguesit amerikanë.

Rudi, jam kurioze të shoh sa vota do marresh në Prrenjas me këto shfaqje të nivelit të politikanes së ulët që bën!! Duke u thurur dhe kashtisur me nismën thurje, ty nuk të voton as dikush që është i djathtë, sepse e di që vota e tij do shkojë në kosh, ose në oborrin e Ramës.

Patericë e thyer, e zhyer dhe e lyer! Kaq mbetesh o Rudinë, prandaj mos na bej moral në Prrenjas dhe as mos gënje duke thënë se takove qindra e mijëra qytetarë, se nuk janë aq qytetarë këtu, për shkak të shpopullimit.

Mundohu të gjesh mënyra të tjera për të rënë në sy, se s’te hedh njeri kashtë në Prrenjas ty!!