HomeAktualitetDebat

Balla ironi me Metën: Monës nuk i dalin numrat e të gjallëve, kurse Likja duhet të ngjallë të vdekurit

Balla ironi me Metën: Monës nuk i dalin numrat e të gjallëve, kurse Likja duhet të ngjallë të vdekurit

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ironizuar presidentin Ilir Meta duke nxjerr mesazhin e një qytetari nga Librazhdi.

Balla shkruan se sot Presidenti shkoi në Librazhd dhe mori dikë në telefon për t’i dekoruar gjyshin që i kishte ikur nga kjo botë shumë vite më parë.

Qytetari i shkruan Ballës se Presidenti hyri fshehurazi në Librazhd me një trastë me dekorata në sedilen e pasme.

“Po nuk shkon mor burrë i dheut që Presidenti të hyjë në Librazhd sikur po shkon fshehurazi dhe të mbajë një trastë me dekorata në sedilen e pasme!”

Kështu më shkruan një bashkëqytetari im nga Librazhdi. Ishte habitur fare mileti atje sot që ka marrë Presidenti në telefon dikë per t’i dekoruar gjyshin e ikur nga kjo botë para shume vitesh!

Mos u habit i thashë, nuk i dalin numrat e të gjallëve Monës se ka vdekur LSI e 2017-ës dhe s’ka ç’bën edhe Likja se duhet të ngjallë të vdekurit…”/CNA.al