“S’ke bërë asnjë gjë në Veri”, kryeministri Rama publikon videon dhe ‘thumbon’ ashpër opozitën

“S’ke bërë asnjë gjë në Veri”, kryeministri Rama publikon videon dhe ‘thumbon’ ashpër opozitën

Kryeministri Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga Pukës, ku tregon sesi ky qytet është transformuar falë ndërhyrjes së qeverisë së tij.

Rama ‘thumbon’ me këtë video edhe të gjithë ata që e akuzojnë se nuk ka bërë asnjë gjë për veriun e vendit.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë kartolinë nga Puka për të gjithë ata që më shkruajnë s’ke bërë asgjë në Veri, ju uroj një ditë të mbarë “, shkruan Rama.