HomeAktualitetKronike

Pamje të frikshme në Qafë Thanë, dëbora ‘zhduk’ makinat

Pamje të frikshme në Qafë Thanë, dëbora ‘zhduk’ makinat

Trashësia e dëborës në zonën e Qafë Thanës ka bërë që makina të ‘zhduken’.

Në fotot e publikuar nga TCh, shihet që dëbora ka mbërritur mbi xhamat e mjeteve, ndërkohë që nuk dihet nëse brenda këtyre makinave, ka njerëz.

Prej tetë orësh, dhjetëra qytetarë janë të bllokuar në Qafë Thanë. Herë pas herë në dalje për mediat, ministrja Belinda Balluku ka deklaruar se borëpastrueset po punojnë për të liruar rrugn, por deri më tani asgjë e tillë nuk bëhet e ditur.