HomeAktualitetDiaspora

Kosovë/ Numërohen mbi 80 për qind të votave: VV 47.90%, PDK 17.53%, LDK 13.34%

Kosovë/ Numërohen mbi 80 për qind të votave: VV 47.90%, PDK 17.53%, LDK 13.34%

Partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje prin me VV 47.90% nga numërimi i 80 për qind të votave nga gjithsej 2.382 qendra të votimit.

Rezultatet e zgjedheve me 80 për qind të votave të numëruara

LVV – 302.485 vota

PDK – 110.678 vota

LDK – 84.237

AAK – 47.157

Përqindjen e saktë të rezultateve mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Vendvotimet u hapën në ora 07:00 dhe u mbyllën në ora 19:00. Qytetarët që ishin brenda qendrave të votimit u lejuan që të votojnë edhe pas orës 19:00.

Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit kishin 1.794.862 qytetarë. Në 38 komunat e Kosovës, qytetarët mundën të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotimet.

Ata mund të votojnë në 888 qendra të votimit, që kanë 2.382 vendvotime në 38 komunat e Kosovës. Këtë vit, KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut.

Në këto zgjedhjet është thënë se do të lejohet votimi vetëm me dokumente të Kosovës. KQZ-ja po ashtu ka lejuar të votojnë edhe qytetarët, të cilët kanë pasur letërnjoftim me afat të skaduar.