HomeAktualitetKronike

Ndahet papritur nga jeta kryetari i PD-së së Sarandës

Ndahet papritur nga jeta kryetari i PD-së së Sarandës

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku bëhet me dije se kryetari i Partisë Demokratike Sarandë, Hariz Mema, është gjetur pa ndjenja para pak çastesh në fshatin “Gjashtë”. 54-vjeçari Mema ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Mema u gjet pa ndjenja ditën e sotme në fshatin Gjashtë të Sarandës, dhe u transportua në spitalin e qytetit në gjendje kome. Fatkeqësisht Mema ka ndërruar jetë në spital.

Ai drejtoi degën e PD në Sarandë për 8 vite. Kjo është një humbje e madhe për familjen, miqtë, të afërmit dhe Partinë Demokratike.