HomeAktualitetKryesore

Aq të pasur janë sa nuk dallojnë milionat me miliardat! Fevziu, Grida dhe Shkullaku “live” flasin përçartë: Ja sa është ndima për termetin!

Aq të pasur janë sa nuk dallojnë milionat me miliardat! Fevziu, Grida dhe Shkullaku “live” flasin përçartë: Ja sa është ndima për termetin!

Grida Duma ka debatuar në studio me moderatorin Blendi Fevziu. Ajo i ka përmendur fondet e rindërtimit, duke akuzuar të gjithë se i kishin duartrokitur me të madhe, por paratë nuk erdhën kurrë.

Mirëpo Grida, ndërsa rindërtimi vazhdon me ritëm të larta megjithse jemi në kushte lufte nga pandemia, meqë është e verbër dhe nuk mund të shikoi por është dhe analfabeta funksionale. Kaq e paditur është sa nuk e ka iden e milionit me miliardin.

Më qesharake është se edhe Fevziu por edhe Shkullaku flasin për milionin e Gridës, ndërkohë që Shqipëria ka përfituar si ndihmë mbi 1 miliard euro nga BE dhe partnerët e saj.

Ja biseda qesharake e milionerëve analfabet funksional:

Grida Duma: Se e duartrokitët 1 milion dollarëshin e BE-së, që nuk erdhi kurrë.

Blendi Fevziu: Unë e kam duartrokitur?

Grida Duma: Jo jo s’e kam me ty personalisht. Te gjithë i duartrokitën. Edhe fondet për tërmetin që s’i pamë kurrë…

Shkullaku(nuk kuptohet): Po për 1 milionë dollarëëë

Blendi Fevziu: Vetëm të jesh i çmendur të mos duartrokasësh 1 milion dollarëshin!

Bravo klloun që nuk paskan duartrokitur për “1 milion dollar”, sepse nuk vlejnë asgjë, por flitet për 1 miliard e 150 milion dollar dhe gati gjysma ka filluar të lëvrohet, që nga ndertimet nga privatët me para kesh, e deri te korpuset e ndërtimeve në Mamurras , Laç , Tiranë dhe Durrës. Fatkeqësi e madhe për ju që ëndrroni ta shikonit qeverinë në vështirësi dhe njerzit rrugëve për kauxa maskarenjsh. /Tellalli.al