osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Basha lë në mes të katër rrugëve kreun e çamëve: PDIU drejt shkrirjes! Pas deputetëve i ikin mbështetësit në Peqin dhe Rrogozhinë

Basha lë në mes të katër rrugëve kreun e çamëve: PDIU drejt shkrirjes! Pas deputetëve i ikin mbështetësit në Peqin dhe Rrogozhinë

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet duket se po shkon drejt shkrirjes si subjekt politik. Teksa nga njëra anë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka mbyllur për momentin derën e bashkëpunimit, nga ana tjetër edhe Partia Socialiste është vënë në lëvizje për t’i dhënë goditjen finale PDIU-së.

Gazeta ka mësuar se kohët e fundit Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është përfshirë nga një “hemorragji”, ku pas ikjes së deputetëve, shumë anëtarët dhe simpatizantë të saj force politike kanë shkuar drejt PS-së.

Sinjali më i freskët ka ardhur nga qyteti i Rrogozhinës, aty ku teksa ndodhej në një takim elektoral si drejtues politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj zbuloi se shumë anëtarë të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet janë larguar drejt socialistëve.

“Ne si PS jemi krahëhapur. Ka vend edhe këtu ku jemi sot për të gjitha rrymat, të gjitha familjet, të gjitha rrënjët tona. Ne vazhdojmë të rritemi në Rrogozhinë, si me komunitetin çam, si me miqtë tanë që vijnë nga LSI-ja dhe nga PD-ja.

Ndaj dhe ftesa jonë për demokratët, por edhe për ata të fundit që kanë mbetur te LSI-ja duhet të jetë: eja në një familje që nuk tradhton dhe nuk e lë kurrë fushën dhe përgjegjësinë politike. Ata po sjellin më të lodhurit për t’i ricikluar në Rrogozhinë, ndërkohë që ne po sjellim më të mirët, të rinjtë që kanë energji për ta çuar vendin përpara, sepse ky është drejtimi duhur”, deklaroi Veliaj.

PDIU i ikin mbështetësit në Peqin

Por qyteti i Rrogozhinës nuk është i vetmi që ka vendosur të braktisë Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, pasi eksodi tashmë ka prekur edhe qytetin e Peqinit. Në Rrogozhinë ka shumë komunitet çam, madje qytetarët i kanë besuar edhe votën PDIU, sepse në vitin 2015-2019 votuan pikërisht kandidatin e Idrizit për kryetar bashkie.

Mirëpo, ditët e fundit thuajse shumica e këtij komuniteti janë larguar nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, për t’iu bashkuar Partisë Socialiste, pasi siç thonë dhe vetë ata nën zë tek kjo parti gjejnë mbështetje. Ndërkohë burime të sigurta i pohuan gazetës se edhe në Qarkun e Elbasanit e veçanërisht në qytetin e Peqinit, PDIU-së po i ikin mbështetësit.

Madje “hemorragjia” në Peqin është aq e madhe sa edhe figurat kryesore të PDIU në nivel qendror si Saimir Hasalla dhe ish-deputeti Aqif Rakipi, të cilët janë pozicionuar hapur e zyrtarisht pranë PS. Zoti Rakipi sipas burimeve mbështet fuqishëm kandidaturën e Hasallës për deputet nga Partia Socialiste në Qarkun e Elbasanit sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ndërsa njihet që është personi që i dha plot dy mandate deputetësh Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet gjatë kësaj legjislature, pra 2017-2021.

Nga ana tjetër, kreu i çamëve, Shpëtim Idrizi është braktisur edhe nga deputetja e Dibrës, Reme Lala, e cila tashmë ka shfaqur ambicien për të kandiduar në 25 prill nën siglën e PS, ndërkohë që edhe ajo e fitoi mandatin në zgjedhjet e përgjithshme të 2017 me djersën e saj.

Basha lë në mes të 4 rrugëve kreun e çamëve

Megjithatë, vlen të theksohet fakti se këto zhvillime kanë bërë që kreu i çamëve, Shpëtim Idrizi të përfshihet nga paniku, pasi ka sinjale se edhe kryedemokrati Lulzim Basha mund t’i mbyllë atij derën e bashkëpunimit.

Sipas informacioneve, mësohet se në kushtet kur nga negociatat mes Partisë Demokratike dhe Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet nuk ka “tym të bardhë” dhe pas oreksit të shtuar të Shpëtim Idrizit, i cili mësohet se i ka kërkuar zotit Basha katër vende të sigurta në listat e PD në zgjedhjet e 25 prillit, gjasat janë që Idrizi të mbetët në mes të katër rrugëve.

Madje, sikundër pohoi një burim nga selia blu, demokratët po e shikojnë me skepticizëm PDIU-në, pasi largimi i militantëve ka vënë tashmë në pikëpyetje edhe peshën e kësaj force politike, ndryshe nga sa e shet çami Idrizi.