osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

FAKTET/ Pse gënjeu Erion Veliaj kur tha se nuk shoqërohet me kriminelë: Jo vetëm shoqërohet, por merr edhe gruan dhe e ul me “trafikantë droge”!

FAKTET/ Pse gënjeu Erion Veliaj kur tha se nuk shoqërohet me kriminelë: Jo vetëm shoqërohet, por merr edhe gruan dhe e ul me “trafikantë droge”!

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Real Story”, të gazetarit Sokol Balla, i cili u detyrua ti përgjigjej pyetjes për një nga akuzat më të rënda të dala deri tani për Bashkinë Tiranë: Lidhjen e zyrtarëve të lartë të bashkisë me eksponentë të mafias italiane Ndragheta dhe përfshirjen e tyre në tendera korruptivë e leje ndërtimi.

Të tilla pretendime kanë dal së fundmi në konkluzionet e Antimafias Italiane, e cila ka përgjuar pjesëtarë të grupit Ndragheta, një nga organizatat kriminale më të mëdha në shtetin fqinj. Qëllimi i këtij artikulli nuk është për të zbardhur lidhjen e Veliaj me mafian italiane, sepse me të po merret drejtësia dhe dosja është në duart e SPAK, por të ballafaqojmë koherencën e Veliaj me të vërtetën, e cila rezulton me probleme të theksuara duke rënë shpesh në kundërshti me veten.

Erion Veliaj, u shpresh dje në emision se nuk ka ndenjur kurrë me njerëz problematik apo me të kaluar kriminale, “djem të këqinj” sikurse i quajnë ca “ustallarë” të tjerë të partisë së tij. Por faktet janë kokëforta, sepse Veliaj jo vetëm ka ndenjur, por ka marrë edhe gruan e tij, Ajola Xoxën, duke e bërë pjesë tavolinash me individë me të kaluar kriminale dhe trafikant droge.

“Unë jam aq rehat me lëkurën time, kush më njeh e di që unë me të fortë, me kriminelë, me rrugaçë nuk kam lidhje. Delirantë dhe mitomanë, ky qytet por edhe fqinjët përballë kanë prodhuar pafund, pyetja është ka ndonjë vendimarrje? Jam takuar ndonjëherë me këta? Kanë aplikuar në bashki?

S’më rezulton as që kanë ardhur, as janë takuar, as kanë aplikuar dhe as kanë marrë diçka, por është shqetësuese që ne kemi trafikant droge që janë pronarë televizionesh. Është shumë shqetësuese, trafikant të provuar droge që janë pronarë televizionesh dhe kanë ndërruar emrat. Kjo është me provë, nuk është me të dëgjuar.”, tha Veliaj gjatë intervistës.

Për ata që janë më pak në brendësi të kësaj historie, Veliaj me termin “trafikant droge pronar televizionesh”, i referohet biznesmenit Ylli Ndroqi, pronarit të televizioneve “Ora News” dhe “Channel One”, të sekuestruara nga SPAK pas një “procedim pasuror” në ngarkim të tij, sipas dyshimeve se perandoria e tij mediatike është ngritur me paratë e drogës, duke qenë se pretendohet, që ai ka qenë i arrestuar dhe i dënuar vite më parë për trafik droge, për llogari të drejtësisë turke, nën emrin Xhemal Pasmaçiu (alias Il Pasmaçiu). Por, Ylli Ndroqi nga ana tjetër disponon një vendim pafajësie nga drejtësia turke për akuzat e Veliaj, i cili ku gjen mundësi e akuzon trafikantë.

Në të vërtetë, nuk ka të madh e të vogël që nuk e di, historinë e Ylli Ndroqit, edhe ky nuk përbën më asnjë lajm për opinionin publik. Por, edhe nëse e marrim të mirëqenë sikurse pretendon Veliaj, se Ylli është dënuar për trafik droge, atëherë këtë e dinte dhe Kryetari Bashkisë Tiranë, njësoj si të gjithë ne… ama për tu habitur është koherenca e veprimeve të tij.

Madje, më shumë se kushdo tjetër në qeveri, Veliaj kishte dhe një lidhje të ngushtë me biznesmenin, po aq sa miqësore dhe familjare. Kryebashkiaku i “qokave”, ka qenë pjesëmarrës në dasmën e djalit të biznesmenit, i cili ka bekuar në martesë çiftin. Veliaj nuk thotë dot kurrësesi që ishte aty për të bërë detyrën e Kryebashkiakut, pasi nuk kishte pse shoqërohej nga bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, nuk kishte pse të ulej në tavolinë me Ndroqin, apo t’i dorëzonte dhuratë çiftit, sepse do ishte zhgënjim për të gjithë çiftet e reja të Tiranës që njihen në martesë prej tij. Madje ai që ka hapur me valle dasmën e djalit të biznesmenit, ka qenë pikërisht Veliaj, sa të ftuarit e tjerë mendonin se ishte daja.(shihni videon mëposhtë)

Veliaj e njihte mirë Xhemalin, sidomos kur i kujton miqësinë e tij të vjetër që po prishej prej drejtoreshës së re të “Ora News” Beti Njuma, në formë e pastër kërcënimi, të cilën Xhemali e ka denoncuar me fakte duke publikuar korrespondencën e tij me kryebashkiakun me mesazhe, madje duke pranuar se ka biseda edhe më të rënda.

Veliaj e njihte mirë Xhemalin, njësoj si të gjithë politikanët e biznesmenët e tjerë të ftuar në atë dasëm. Prandaj Veliaj gënjen kur thotë, se ai nuk shoqërohet me njerëz me të shkuar kriminale, edhe është faji totalisht i gazetarit, që kur kryebashkiaku akuzon brenda studios së tij pronarë televizionesh që nuk justifikojnë burimin e tyre të të ardhurave, duhet ta pyesi si detyrim ndaj misionit të tij në informim të publikut:

1. Po ju Z. Veliaj çfarë keni bërë gjithë këto vite në shoqërinë e tij?

2. Pse gënjeni kur thoni se nuk keni takuar njerëz me të kaluar kriminale dhe nga ana tjetër akuzoni Ylli Ndroqin?

3. Çfarë kanë bërë gjithë këto vite organet ligjzbatuese të drejtuara nga qeveria juaj me këtë individ?

4. A ka marrë ndonjë projekt publik z. Ylli Ndroqi nga Bashkia e Tiranës gjithë këto vite?

Por gazetarët rrinë e vegjetojnë përpara tij, e shohin në sy kur flet, jo se është i zgjuar, por se janë mësuar të transmetojnë vetëm kasetat që dorëzon Bashkia Tiranë me zarf në çdo televizion, e kushedi çka gjejnë në ato zarfe që nuk e marrin veten deri sa mbaron emisioni.

Erion Veliaj nga një anë akuzon mikun e tij të vjetër si trafikantë droge, nga ana tjetër thotë unë nuk jam mik i trafikantëve të drogës! A ka njeri që e përkthen këtë?! Me sa duket vetëm gazetarët tanë e kuptojnë këtë, prandaj nuk e nxisin më tepër të flas për këtë temë.

Erion Veliaj nuk e ka për gjë të gënjej, e ka bërë edhe më përpara… e bënë edhe tani. Sidomos kur premtoi para se të merrte detyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë, se nuk do ndërtoi asnjë pallat tjetër në kryeqytetin “e mbindërtuar” dhe e shkatërruar nga betoni. Me gojën e tij Veliaj pranon gjatë mandatit të tij të parë: “0 ndërtime në Tiranë”, pasi kryeqyteti kishte ende 8000 apartamente pa shitur, edhe nëse do ndërtohej, vetëm jashtë qendrës së Tiranës, në periferi. Sipas burimeve të siguruara nga INSTAT për ekskluzive.al, nga periudha Prill 2016-Shtator 2020, Erion Veliaj ka lëshuar 723 leje ndërtimi, kulla, komplekse pallatesh, rezidenca vilash, etj. Nga këto leje janë zaptuar mbi 3.3 milion metra katror.

Nëse ka ngelur ndonjë gazetarë në Shqipëri, që nuk e mban veten puthadorë apo b*thëlëpirës, le ta pyes Erion Veliaj:

1. Çfarë u bë me investimin më të madh ndonjëherë që ka njohur ky qytet, 250 milion euro, 350 metra të lartë, për ndërtimin e “Kullës Ikonike” të Tiranës?

2. Pse kompania arabe hoqi dorë nga projekti dhe u zhduk?

Në atë kohë Veliaj pranoi se: “Me ndërtimin e kullës, Bashkia Tiranë do të përfitonte falas dy kate për zyra, ndërsa kulla do të ketë përjashtim nga taksat doganore, TVSH-ja, tatimi mbi fitimin apo çfarëdolloj takse tjetër mbi kapitalin, për 15 vjet nga fillimi i veprimeve tregtare.”

“Kulla Ikonike” supozohej të zënte 25 mijë metra katror në fund të Bulevardit të Ri të Tiranës. Kompania “Al Habtoor Investmen LLC”, kërkoi të ndërtonte një kullë 350 metra të lartë në këmbim të tokës falas dhe përjashtim nga çdo taksë për 15 vjet. Kulla u premtua se do të përfundonte për tre vjet, nëse miratohet nga Parlamenti.

Nëse dikush ka frikë të pyes Veliajn, ju a themi ne çfarë ndodhi. Kompania u zhduk, sepse e shihte absurde të paguante “haraçin” për të marrë lejen për ndërtimin e një prej kullave më madhështore të ndërtuar ndonjëherë në të gjithë rajonin. Ndërtimi i kullës nuk u bë, sepse kompanisë i kërkuan rreth 15%, ose më saktë 30 milion euro, nga “mafia e betonit”, që kanë lidhje me Bashkinë Tiranë, prandaj ikën nga “sytë këmbët” dhe për atë projekt nuk u fol kurrë.

Prandaj Erion Veliaj duhet të mendohet mirë kur akuzon ish miqtë e tij trafikantë, kur thotë se nuk do lëshojë leje ndërtimi, apo kur thotë se nuk ekziston skema e pastrimit të parave përmes ndërtimeve në Shqipëri, e cila dyshohet se kap vlerën e 250 milionë eurove./Ekskluzive.al