osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Shpëtim Idrizi histori tradhtish dhe mosmirënjohje ndaj aleatëve: Ja pse Lulzim Basha nuk i zë besë kreut të PDIU

Shpëtim Idrizi histori tradhtish dhe mosmirënjohje ndaj aleatëve: Ja pse Lulzim Basha nuk i zë besë kreut të PDIU

Kreu demokrat Lulzim Basha vijon të jetë i pavendosur për aleancën me Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Sot do të regjistrohet në KQZ koalicioni opozitar, ku edhe pse PDIU mund të jetë pjesë e tij, Basha ka hedhur në kosh tekat e çamit Idriz.

Ky i fundit në fillim kërkonte deri në 5 emra në lista të sigurta, por Basha e ka refuzua një gjë të tillë. I gjendur përballë kësaj situate, Idrizi ktheu sytë nga PS, por në momentin që kryeministri i mbylli derën, ai nisi t’i lutej Bashës pasi mund të mbetet edhe vetë jashtë Parlamentit.

Sipas informacioneve negociatat me liderin demokrat vijojnë, por Basha nuk pranon më shumë se një emër në lista të sigurta. Sipas burimeve, ai është dakord të fusë emra aleatësh, por jo mes 10 vendeve të para.

Frika e Bashës është se aleatët dhe veçanërisht Idrizi mund ta tradhtojnë pas zgjedhjeve. Plani i kryedemokratit është që të marrë 71 mandate pa LSI. Por edhe nëse janë në qeveri bashkë, aleatët pritet të rrisin barrën e qeverisë. Nëse kthehemi pas në kohë, Idrizi pasi u bashkua me PS, rriti ndjeshëm pretendimet. Për muaj me radhë i bënte presion Ramës duke kërkuar të bëhej ministër. “Unë nuk dua e as do të përpiqem fare të hyj në kompetencat e kryeministrit, por shoqëria shqiptare është e depresionuar e pashpresë dhe po ikën.

Ky kompozim qeveritar me emrat, fytyrat, stilin, përmbajtjen dhe frymën e tij e ka kumtuar mesazhin që ka në këto 2 vite. Nuk po gjykoj as pozitivisht e as negativisht këtë kumt e mesazh, por po them se ka diçka që nuk po u flet shqiptarëve si duhet. Dhe shqiptarët po ikin. Kjo duhet të ndryshojë. E nëse ky ndryshim kërkon edhe ndryshime të dhimbshme emrash, fytyrash, stilesh, përmbajtjeje dhe frymë ministrash, nuk ka pse jo. Karriera e asnjë ministri, e asnjë ekuilibër politik, nuk e vlen këtë dëshpërim të madh të shqiptareve që rendin ta braktisin Shqipërinë”, deklaronte Idrizi në 2015.

Rama nuk ia dha mundësinë të ishte ministër dhe ai mori postin e zv/ministrit, ndërkohë po ashtu doli me kandidatë në 3 bashki të vendit në zgjedhjet vendore të po atij viti, si dhe mori drejtimin e ISSH. Frika e Bashës është se nëse vihet në pushtet, Idrizi mund të shtojë oreksin dhe kërkon sërish qira në hell, duke kërcënuar me largim te Rama.

Dredhitë e Idrizit

LSI dhe PDIU janë dy parti që nuk është se kanë shumë dallim nga njëra-tjetra: të dyja rendin pas pushtetit. LSI krijoi elektoratin e saj përmes benefiteve, ndërkohë që PDIU tregoi se në Shqipëri paska komunitet çam edhe në Dibër. Idrizi gjithmonë ka rendur pas pushtetit.

Ishte me Nanon, por kur Berisha erdhi në pushte ai hyri në koalicion me PD. Në 2013 kjo e fundit zbriti në opozitë dhe Idrizi u bashkua me Ramën në 2015. Më pas ai rriti kërkesat te Rama dhe nisi flirtet me LSI duke bërë që në 2017 të mbeste jashtë Parlamentit. Më pas vajti u rreshtua me vrap te Basha, ndërkohë që një ditë i lutet Ramës një ditë Bashës.

Duket qartë se kreu i çamëve ka një paqëndrueshmëri në sjelljet e tij dhe Basha nuk ia ka besën. PS pret të dalë forcë e parë dhe nëse ajo mandatohet të krijojë qeverinë, frika është se Idrizi shkon me vrap te Rama nëse ai i premton një post ministror. Negociatat kanë vijuar gjithë këto ditë dhe mbetet të shihet sot nëse do ketë një marrëveshje konkrete, por që sipas gjithë gjasave vetëm Idrizi mund të futet në listën e PD, por dhe kjo është me pikëpyetje.