HomeAktualitetDebat

Perla e ditës: Lulzim Basha merr në telefon një grua për ditëlindje dhe i dërgon kameramanin ta filmojë: Ti je për ne njerëzit e thjeshtë, o kryetar

Perla e ditës: Lulzim Basha merr në telefon një grua për ditëlindje dhe i dërgon kameramanin ta filmojë: Ti je për ne njerëzit e thjeshtë, o kryetar

Kjo fushatë e parakohshme zgjedhore, e nisur tashmë prej muajsh, po dhuron gjëra mjaft interesante.

Ndërsa Monika Kryemadhi iu vetë në shtëpi njerëzve dhe iu shërben bukën, Lulzim Basha i merr në telefon dhe iu dërgon lule për ditëlindjen.

Kështu ka ndodhur sot me një grua të quajtur Drita, të cilës Basha i ka mësuar ditën e lindjes dhe i ka dërguar një buqetë me lule, bashkë me kamaramanin që e filmonte, ndërsa Basha e merrte në telefon.

“Sot me rrodhën lot gëzimi!

Në ditën e lindjes time mora mes shumë urimesh nga familjare e miq zemre, urimin më të veçantë, nga lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha!

Nuk ka fjalë,por një falenderim zemre për një kryetar që është i njerëzve të thjeshtë si unë dhe krah tyre!

Janë të bekuar ata që të njohin e punojnë me ty, sepse ti buron veç mirësi i dashur kryetar!

Me besimin në Zot,më 25 prill do të fitoje nga kjo mirësii e gjithë Shqipëria!

Falemnderit nga zemra kryetar”, i thotë Drita në telefon Bashës.

Nuk e dimë kush e këshillon Bashën për këto perla, por me siguri në ditët në vijim do të kemi moment të tjera zbavitëse si ky.

(TemA)