HomeAktualitetDebat

Humor nga Shpëtim Idrizi: Rama është avokat i Greqisë dhe do ta heqë fare Çamërinë: Për fat jam unë këtu për ta mbrojtur…me Dulen

Humor nga Shpëtim Idrizi: Rama është avokat i Greqisë dhe do ta heqë fare Çamërinë: Për fat jam unë këtu për ta mbrojtur…me Dulen

Në prag të zgjedhjeve, Shpëtim Idrizi tha se komuniteti çam ndihet i fyer nga politika anti shqiptare e Kryeministrit Rama.

“Rama kërkon ta heqë Çamërinë edhe nga librat e historisë sepse kështu ia kërkon pala greke. Kërkon që ta barazojë Çamërinë me termin Vorio-Epir. Pra, jo thjesht të na heqë identitetin ne, por të këpusë njërin krah të identitetit kombëtar shqiptar”, tha ai.

Marrëdhëniet e reja dhe intensive të kryeministrit me qeverinë e re greke, cilësohen nga PDIU, jo vetëm të dyshimta, por edhe jo patriotike.

“Si është e mundur që Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale pas 87 vjetësh, ndërsa kryeministri jo vetëm nuk e kundërshton, por bën avokatinë e Greqisë. Pse qeveria shqiptare hesht para Çështjes Çame, që është detyrim kombëtar? Ne jemi këtu për të mbrojtur Çamërinë, por edhe Shqipërinë nga një strategji e përkrahur nga idiotët e dobishëm të Athinës në Tiranë”,(si ortaku i tij Dulja dhe “tregetari” Luli) ka thënë Idrizi.

Në fund kreu i PDIU-së u shpreh se të bashkuar shqiptarët janë më të fortë.