HomeAktualitetDebat

Monika analfabete funksionale?! “Afera më e madhe e shekullit”! Lefter Koka i përgjigjet ‘flakë për flakë’: Faleminderit llogaritare Mona që tregove si punojmë! Padashje, sepse ti nuk i kuptoje ato që lexoje

Ish-ministri Lefter Koka i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi pas denoncimit që ajo bëri sot në lidhje me aferën e dhënies së inceneratorit të Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Koka e falënderon publikisht Kryemadhin që me fakte i tregoi çdo shqiptari se qeveria ka çdo kapacitet dhe aftësi të ndjekë e zbatojë me rigorozitet procedura sipas manualeve ndërkombëtare.

“Falenderoj thellësisht llogaritare Monën (e cila në fakt nuk kupton se çfarë foli) që me letra dhe fakte i tregoi publikut dhe çdo shqiptari, se qeveria shqiptare ka çdo kapacitet dhe aftësi të ndjekë e zbatojë me rigorozitet proçedura sipas manualeve dhe standardeve ndërkombëtare!

E dashur llogaritare Mona! Mos u bezdis! 25 Prilli do të vijë më shpejt dhe më furishëm nga sa ju pandehni” shkruan Koka.