HomeAktualitetKronike

U qëllua me qytën e pistoletës, çfarë ndodhi tek ish-Blloku: Në makinën e të dhunuarit dhe një grua shtatëzanë

U qëllua me qytën e pistoletës, çfarë ndodhi tek ish-Blloku: Në makinën e të dhunuarit dhe një grua shtatëzanë

Policia ka sqaruar ngjarjen që ndodhi mesditën e sotme tek zona e ish-Bllokut në Tiranë.

Rreth orës 15:15, në Bllok, një shtetas ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur dyshohet me qytën e pistoletës shtetasin E. Xh., 39 vjeç, i cili nuk ka marrë lëndime.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit.

Gazeta Shqip mësoi se ishte vetë 39-vjeçari që njoftoi policinë pasi doli i tmerruar nga makina. Në makinë bashkë me të ishte dhe një grua shtatzënë.