HomeAktualitetDebat

Ja kur pritet të përfundojnë ethet e listës socialiste për deputet

Ja kur pritet të përfundojnë ethet e listës socialiste për deputet

Të hënën 8 Mars në 18:00, në selinë e PS do të mbahet takimi i Kryesisë së PS. Sipas TCH mësohet se ky do të jetë momenti vendimtar për të përmbyllur listën e skuadrës socialiste të 25 Prillit.

Mësohet se 12 drejtuesit politik të qarqeve do te jene ne sallën e mbledhjeve bashkë me kryesocialistin Edi Rama.

Një burim nga PS-ja u shprehën se anëtarët e tjerë të kryesisë i bashkohen mbledhjes virtualisht përmes Zoom.

I njëjti burim sugjeron se pritet të konfirmohen në listë 70% e grupit aktual socialist dhe 30% janë prurje të reja.