HomeAktualitet

Meta nderon ish komunisten e prsekutuar pas vdekjes: Dhimbje e madhe për vuajtjet e patreguara që jetuan (Foto)

Meta nderon ish komunisten e prsekutuar pas vdekjes: Dhimbje e madhe për vuajtjet e patreguara që jetuan (Foto)

Dy ditë më parë u nda nga jeta një nga drejtueset e Partisë Komuniste, Lirie Belishova.

Sot, Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës të emblemës kryesore të antifashizmit siç e cilëson ai.

Me dhimbje të thellë nderova sot, një nga emblemat kryesore të rinisë antifashiste Liri Belishovën, e cila u nda nga jeta dy ditë më parë.

 Edhe njëherë mirënjohje pafund për një nga partizanet më të reja të LANÇ, vajzë e një familje të shquar patriotike të Mallakastrës, me kontribute të spikatura për pavarësinë e Shqipërisë dhe shtetit shqiptar.

Dhimbja është edhe më e madhe, kur reflektojmë jo vetëm për zhgënjimin e këtij brezi idealist pas Luftës, por edhe për persekutimin ç’njerëzor dhe vuajtjet e patreguara që përjetuan shumë prej tyre!”, shkruan Meta në mesazhin e tij.