HomeAktualitetDebat

Pse u ndëshkua Leli? Rama: S’ka ndodhur asgjë. I kërkuam të angazhohej, ai nuk pranoi

Pse u ndëshkua Leli? Rama: S’ka ndodhur asgjë. I kërkuam të angazhohej, ai nuk pranoi

Kryeministri Edi Rama refuzoi të përgjigjej për përjashtimin e Dritan Lelit nga Partia Socialiste. I ftuar në ‘Real Story, Rama tha se ata që nuk janë gati për betejën e 25 prillit janë lënë jashtë.

Rama: S’ka ndodhur asgjë. I kërkuam të angazhohej, ai nuk pranoi

Pse u ndëshkua?

Rama: S’ka patur asnjë letër. Ka qenë një mesazh që kam dërguar. I thjeshtë dhe pa ekuivok. Dritan Leli, refuzoi dhe kaq.

S’ka ndodhur asgjë. Faktikisht unë i kam kërkuar që ai të përfshihet në skuadrën e Vlorës, ai ka refuzuar dhe kaq, s’ka asgjë tjetër.

Nuk ka patur asnjë letër të dërguar nga unë dhe të lexuar nga Damiani. Ka qenë një mesazh që unë kam çuar.

Shumë i thjeshtë dhe i shkurtër që përderisa Dritan Leli refuzoi të ishte pjesë e skuadrës, skuadra do fitojë pa të.

Nuk ka asnjë ndëshkim dhe nuk përbën një problem që duhet të marrë minuta sepse kjo është një cështje e brendshme dhe është një parim themelor për cdo skuadër që është e madhe dhe synon të fitojë një ndeshje.

Kush nuk është gati për t’i dhënë skuadrës, nuk është në skuadër

Ju e vutë se kishte , ndikim në elektorat. Meriton një shpjegim?

Rama: Edhe njëherë. Nuk ka asnjë ndëshkim dhe spërbën problem që duhet të marrim minuta për publikun.

Është çështje e brendshme jona. Është skuadër që do të fitojë një ndeshje. Kush s’është gati nuk meriton të jetë në skuadër.

“Me qeverisjen amerikane kemi dhe një projekt tjetër, Skavica.”,-tha Rama.