HomeAktualitetKryesore

“Ishte dëshmi e rrënimit që lanë pas ata që duan të rikthehen”! Rama publikon fotot dhe ‘thumbon’ opozitën

“Ishte dëshmi e rrënimit që lanë pas ata që duan të rikthehen”! Rama publikon fotot dhe ‘thumbon’ opozitën

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga Korça ku tregon rikonstruksionin e ‘Mësonjëtores së Parë Shqipe’, e shndërruar në Muze Arsimi.

Rama thotë se sot Mësonjëtorja shkëlqen me praninë e saj në zemër të Korçës.

Sipas tij, godina më parë ishte një dëshmi e rrënimit që lanë pas ata që duan të rikthehen në 25 prill, duke thumbuar opozitën.

“Mësonjëtorja e Parë Shqipe ishte një prej mijëra dëshmive të rrënimit që lanë pas ata që duan të rikthehen në 25 prill

Sot ajo shkëlqen me praninë e saj në zemrën e Korçës së rilindur

#ShqipëriaeArdhmjaJonë

#SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.