HomeAktualitetDebat

VIDEO/ Basha e merr fushatën seriozisht: Vendin e kanë qeverisur mafiozët, tenderat po i vjedhin kushurinjtë e deputetëve Fidel Ylli dhe Sadri Abazi

VIDEO/ Basha e merr fushatën seriozisht: Vendin e kanë qeverisur mafiozët, tenderat po i vjedhin kushurinjtë e deputetëve Fidel Ylli dhe Sadri Abazi

Kreu i PD, Lulzim Basha i shoqëruar nga ish-deputeti Flamur Noka ka shkuar sot në Vorë ku ka nisur takimet me banorët e zonës.

Disa nga qytetarët janë ankuar se po mundohen të prishin pallatin që nuk është i dëmtuar nga tërmeti, ndërkohë që ata që janë dëmtuar vërtetë as nuk ka nisur hedhja e themeleve.

“Ky është vjedhja pas tërmetit. Këta po bëjnë tendera imagjinarë, që po ua japin vëllezërve dhe kushërinjve të deputetëve.

Duke filluar nga Fidel Ylli te Sadri Abazi me shokë. Për 8 vite me radhë vendin e kanë qeverisur mafiozët me në krye Edi Ramën”,- tha Basha.

Më pas Basha ka premtuar se në momentin që do të vijë në pushtet do të nisë planin për rindërtimin e të gjitha banesave dhe do të përshpejtojë procesin e rindërtimin.