HomeAktualitetKronike

VIDEO: Momenti kur Luçiano Boçi i merr celularin Gjergj Lucës

VIDEO: Momenti kur Luçiano Boçi i merr celularin Gjergj Lucës

Një video e siguruar nga TemA në lokalin ku është përplasur ish- deputeti Luçiano Boçi me biznesmenin Gjergj Luca tregon qartë se grupi i shoqëruesve të Boçit është përballur i vetëm me Gjergj Lucën.

Pas përplasjes, Lucës i ka rënë telefoni në tokë dhe në video shikohet shoferi i ish- deputetit që e merr dhe ja jep atë shefit të tij.

Gjatë një deklarate për shtyp sot në mesditë, Luca tha se pas përplasjes Boçi i ka marr celularin dhe se e ke provokuar gjithcka, gjë për të cilën ka bërë kallzim në Prokurori.

Edhe Boçi nga ana e tij ka bërë kallzim në Prokuori, por deri tani ka shmangur sqarimet për akuzën e marrjes së celularit.