HomeAktualitetDebat

“Nga çfarë keni frikë, pse heshtni”?! Yuri Kim flet me emra dhe shpërthen keq ndaj partive politike

“Nga çfarë keni frikë, pse heshtni”?! Yuri Kim flet me emra dhe shpërthen keq ndaj partive politike

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një thirrje të fortë për partitë politike në Shqipëri që ende nuk kanë dalë kundër kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo pyet se nga çfarë kanë frikë partitë e tjera që nuk kërkojnë moskandidimin e kryetarit të PSD-së, që është shpallur “non-grata” nga SHBA.

“Ne shohim se PD dhe të tjerët nuk duan në Parlamentin shqiptar dikë të akuzuar nga SHBA për korrupsion. Të tjerëve: Nga çfarë keni frikë? A është e “dobishme” të heshtësh? Pse i lini njerëzit të mendojnë se jeni “aleatë”? A është kjo ajo që mendoni se e meritojnë votuesit? Shqipëria meriton më mire”, shkruan Yuri Kim.