HomeSport

Konferencë “online” dhe akomodim në hotel, axhenda e përfaqësueses së Anglisë për ndeshjen kundër Shqipërisë

Konferencë “online” dhe akomodim në hotel, axhenda e përfaqësueses së Anglisë për ndeshjen kundër Shqipërisë

Të dielën, Shqipëria do të luajë kundër Anglisë në kuadër të eleminatoreve të Botërorit “Qatar 2022”.

Përfaqësuesja e “Tre Luanëve” do të mbërrijë nesër rreth orës 19:30 në aeroportin e Rinasit.

Fillimisht do të ndalojnë te hoteli ku do të akomodohen dhe më pas do t’i drejtohen stadiumit “Air Albania” për seancën e fundit stërvitore.

Kombëtarja angleze ka vendosur që konferenca zyrtare e trajnerit Garith Southgate të bëhet “online” për të shmangur çdo kontakt si masë kundër COVID-19. Kujtojmë që ndeshja Shqipëri – Angli është vendosur të luhet në orën 18:00.