HomeAktualitetKronike

Koronavirusi në Shqipëri, 12 viktima në 24 orët e fundit dhe 425 raste të reja

Koronavirusi në Shqipëri, 12 viktima në 24 orët e fundit dhe 425 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit 12 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë. Ditën e djeshme, viktimat ishin 8.

Ndërkohë që janë regjistruar dhe 425 raste të reja me Sars Cov-2.

Gjithashtu, në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë shkruhet se gjatë ditës së fundit janë kryer 1827 vaksinime, 3070 testime, ndërsa janë shëruar nga virusi 550 persona.