HomeAktualitet

“Kaloi një operacion shumë të vështirë”, Rama flet për Bashkim Finon: Të gjithë kemi ardhur për të ikur, varet çfarë gjurme lëmë

“Kaloi një operacion shumë të vështirë”, Rama flet për Bashkim Finon: Të gjithë kemi ardhur për të ikur, varet çfarë gjurme lëmë

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij sot në shtëpinë e të ndjerit Arjan Sala që humbi jetën në qendrën tregtare që u përfshi nga zjarri në Tiranë, nuk mundi dot pa përmendur edhe largimin e parakohshëm të deputetit të PS-së, Bashkim Finos.

Rama tha se Fino kaloi një operacion shumë të vështirë përpara disa kohësh dhe COVID-in nuk e kaloi dot.

“Sot na ndodhi dhe vdekja e atij shokut tonë, Bashkimit.

Ai kaloi një operacion shumë të vështirë përpara ca kohësh dhe ishte trup i predispozuar…dhe COVID-in nuk e kaloi dot. Ishte i veçantë shumë.

Shumë i veçantë, shumë njeri i dashur, i butë. Ça t’i bësh. Të gjithë kemi ardhur për të ikur, nuk kemi ardhur për të ndenjur, varet çfarë gjurme lëmë”, tha Rama.