HomeBlog

“Kollaret dhe kokaina e Ramës kushtojnë sa gjithë shkolla e fëmijëve të mi”! Juristi Romeo Kara reagon pas deklaratës së bujshme të Kryemadhit: Morali i Monikës…

“Kollaret dhe kokaina e Ramës kushtojnë sa gjithë shkolla e fëmijëve të mi”! Juristi Romeo Kara reagon pas deklaratës së bujshme të Kryemadhit: Morali i Monikës…

Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë pas deklaratës që bëri mbrëmjen e djeshme kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila tha se sa i kushtojnë kollaret Edi Ramës dhe kokaina, nuk ka kushtuar shkolla e fëmijëve të saj.

Postimi i plotë:

E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se Edi Rama të deklarojë sa i kushtojnë kollaret edhe se sa harxhon ai në një fundjavë kokainë, nuk ka kushtuar shkolla e fëmijëve të saj.

E paafte, e pamundur dhe e pabesueshme në justifikimet pa argument, qe ajo jep pergjithesisht për financimin e shkollimit të femijeve, duke kundergoditur Ramen për kollaret dhe kokainen, ajo shprehu në të vertete thelbin e moralit të politikes sone.

Në sulmin ndaj Rames, ajo kerkoi pikerisht ligjerimin e shkollimit të femijeve të saj, ashtu sic rendom politikanet tane e gjejne moralin e tyre tek kunderakuza.

Ad by Valueimpression
Sipas Monikes, shkollimi i femijeve të saj eshte i ligjshem dhe i justifikueshem, pikerisht prej faktit, sepse Rama paska kusuret e tij lidhur me kollaret dhe kokainen.

Ky prononcim, eshte thelbi i cinizmit të politikes sone, e cila riciklohet moralisht pikerisht prej kusureve qe ka kundershtari politik.

Sipas kesaj llogjike cinike, ishpushtetaret e djeshem, jane zhveshur nga kusuret e tyre te djeshme morale e ligjore, pikerisht sepse pushtetaret e sotem jane zhytur në kusuret e tyre.

Tek kusuret e pushtetit qendron morali i Monikes dhe i krejt opozites, të cilet qellimisht ballafaqojne veten me pushtetin dhe jo me ligjjn.

Tek kusuret e pushtetit gjeten trimeri e moral të ngrejne zerin serish për pushtet Monika, Iliri dhe Saliu, kur deri dje qanin hallin e burgut dhe konfiskimit të pasurive.

Sot paturpesisht hajdutet e djeshem po shiten si me te moralshem se hajdutet e sotem.