HomeAktualitetDebat

Kandidonte në Qarkun e Fierit, ja çfarë do ndodhë me emrin e Bashkim Finos në fletën e votimit

Kandidonte në Qarkun e Fierit, ja çfarë do ndodhë me emrin e Bashkim Finos në fletën e votimit

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka konfirmuar se emri i Bashkim Finos nuk do të jetë në fletën e votimit.

Mësohet se vendi i tij, i 4-ti në qarkun e Fierit do të jetë bosh. Fino u nda nga jeta më 29 Mars pas një betejë të gjatë me COVID.

Në nder të tij, me vendim të këshillit të ministrave u shpall ditë zie kombëtare ndërsa një shkollë në qytetin “Studenti” në kryeqytet do të marrë emrin e tij.