HomeAktualitetSociale

COVID-19 ishte shkaku i tretë i vdekjeve për vitin 2020, ja cilat ishin dy të parat

COVID-19 ishte shkaku i tretë i vdekjeve për vitin 2020, ja cilat ishin dy të parat

COVID-19 është shndërruar në betejën parësore për çdo shtet në botë. Mirëpo sipas të dhënave provizore të lëshuara të mërkurën, 31 mars, nga CDC, Covid-19 ishte shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2020, pas sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Shkalla e vdekjes nga viti 2019 në 2020-ën u rrit me 15.9%. Të dhënat e hershme treguan se 10 shkaqet kryesore të vdekjeve ishin:

1. Sëmundje të zemrës

2. Kanceri

3. Covid-19

4. Lëndime të paqëllimta

5. Goditje në tru

6. Sëmundja kronike të frymëmarrjes

7. Sëmundja e Alzheimerit

8. Diabeti

9. Gripi dhe pneumonia

10. Sëmundje të veshkave

Studiuesit në Qendrën Kombëtare të Statistikave Shëndetësore analizuan të dhënat e certifikatave të vdekjes nga Sistemi Kombëtar i Statistikave, duke marrë një vështrim nga afër të vdekjeve të banorëve të SHBA-së midis janarit dhe dhjetorit të vitit 2020.

“COVID-19 ishte shkaku i tretë kryesor i vdekjes në 2020, duke zëvendësuar vetëvrasjen si një nga 10 shkaqet kryesore”, shkruajnë studiuesit në raport. Vetëvrasja më parë ishte shkaku i 10-të kryesor i vdekjes, por u përplas nga lista për vitin 2020 ndërsa vdekjet për shkak të Covid-19 u rritën

Të dhënat janë ende provizore – kështu që shifrat e sakta dhe nivelet e vdekjeve mund të ndryshojnë kur të merren informacione shtesë.