HomeAktualitetDebat

I riu shfaqet pas krahëve të numrit 2 të PD-së dhe shpërthen në sharje: Juristi Romeo Kara publikon videon që po ‘thyen’ rrjetin

I riu shfaqet pas krahëve të numrit 2 të PD-së dhe shpërthen në sharje: Juristi  Romeo Kara publikon videon që po ‘thyen’ rrjetin

Fushata elektorale po nxehet nga dita në ditë dhe nuk kanë munguar as përplasjet fizike, sikurse ndodhi Ditën e Verës në Elbasan, apo edhe dhunimi i zyrave elektorale të partive politike në disa qytete të vendit tonë.

Mirëpo ka momente nga fushata elektorale e partive politike që janë bërë virale dhe janë shndërruar në ‘meme’.

Juristi Romeo Kara ka shpërndarë në rrjetet sociale një video që po ‘thyen’ rrjetin. Teksa nënkryetari i PD-së, Edi Paloka po mbante një fjalim elektoral, një militant që ndodhej pas tij është ngritur në këmbë dhe i ka ndërprerë fjalën numrit dy të demokratëve. I riu më pas ka shpërthyer në sharje.

“Pa koment”, shkruan juristi Romeo Kara në përshkrimin e videos