HomeAktualitet

Matthew Palmer thërret në takim Ramë, Bashën dhe Metën… eviton Kryemadhin që e quajti “Palmolive”

Matthew Palmer thërret në takim Ramë, Bashën dhe Metën… eviton Kryemadhin që e quajti “Palmolive”

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton përmes një postimi në rrjetet sociale se zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Matthew Palmer do të zhvilloj takim online me Presidentin Meta, kryeministrin Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Bassha.

Ambasada bën të ditur se në fokus të këtyre takimeve virtuale do të jenë diskutimet për pritshmëritë e SHBA-së, përfshirë dhe pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit.

“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri. Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit.

Zv.Ndihmës Sekretari Palmer do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi.

Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA.”, njofton Ambasada Amerikane.