osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

VIDEO/ Pse Erion Veliaj i urren meshkujt shqiptarë?

VIDEO/ Pse Erion Veliaj i urren meshkujt shqiptarë?

Nuk është parë e dëgjuar ndonjëherë nga një politikan karriere, kryetar bashkie, pretendent për kryeministër… të shaj e ofendoj djemtë shqiptarë, sikurse i shan Erion Veliaj! Nuk e dimë e as po arrijmë të kuptojmë, pse gjithë kjo urrejtie e tij ndaj meshkujve?

Çfarë i kanë bërë meshkujt Erionit, edhe çfarë borxhi i kanë atij? Këtë vetëm kryetari i sëmurë i bashkisë mund të na e thotë. Sepse Erion Veliaj i urren meshkujt, e ku gjen mundësinë i ofendon ato.

Madje me insistiin e një idioti pa konkurrent, i duket vetja edhe i zgjuar kur ofendon rëndë meshkujt shqiptarë edhe lavdëron femrat, duke harruar se këta meshkuj janë djem të një nëne, vellezër të një motre, nipër të një gjyshe… Qofshin djemt shqiptarë më të këqinjtë në botë, që nuk kanë arsye pse të jenë… asnjë nënë, motër, gjyshe nuk do e lejonte një idiot si Erion Veliaj t’i ofendonte familjarin e tij. A mund ta imagjinoni dot çfarë mund t’i ndodh kryebashkiakut nëse do të ofendonte djalin në sy të bashkëshortes së tij se “Kajani është një zdroms”? Ne mendojmë se do mallkonte ditën që kishte lindur.

“Meshkujt shqiptarë janë të frustruar seksualisht… Çunat shqiptarë janë zdromsa… Burrat i harxhojnë lekët bixhoz dhe alkool… Lacat lëvizin me makina…”, këto janë vetëm disa nga paragjykimet seksiste dhe shprehjet vulgare të thëna nga goja e Erion Veliajt, që ekskluzive.al i ka përzgjedhur në videon në fund të këtij artikulli.

Sipas këtij krriçi, meshkujt shqiptar që shëtisin me qen të racës pitbull janë SEKSUALISHT TË FRUSTRUAR, madje duke i bërë psikanalizë rastit, ai i quajti këta meshkuj si të sëmurë rëndë mendërisht. Në fakt asnjë qen nuk është i rrezikshëm, nëse ti e socializon dhe e stërvit siç duhet atë. Qentë bëhen të rrezikshëm vetëm kur i zoti i kafshës i stërvit për të tillë.

Urrejtja e Erion Veliaj ndaj meshkujve nuk është një lapsus, e thënë pa qëllim të keq gjatë një fjalimi. Denigrimi që ai tenton t’i bëj mëshkujve është sistematik dhe shpesh herë ai ngul këmbë në kompleksin e tij dhe kur të tjerët e qortojnë se e ka gabim.

Kur Rama i kërkoi Veliaj të mos i quante meshkujt ZDROMSA, siç bëri në një emision televiziv, Veliaj si inatçi i sëmurë që është, nguli sërish këmbë në fodullëkun e tij, se meshkujt janë zdromsa dhe as që tentoi të shfajsohej për të treguar të kundërtën.

Ju kujtohet kur Veliaj ia hoqi të drejtën meshkujve të tërhiqnin ndihmën ekonomike, që nuk shkon më shume se 5 mijë lekë në muaj për një familje, se sipas informacioneve që kishte ai, disa burra pinë ALKOOL dhe vendosin BASTE, ndaj atë do e tërhiqnin vetëm gratë. Ky është paragjykimi më idiot që është dëgjuar ndonjëherë i thënë prej tij. Veliaj duhet të identifiktonte kryefamiljarin që pinë alkool dhe luan baste, që t’i hiqte të drejtën për të tërhequr ndihmën ekonomike, e jo t’ua heq të gjithëve, pse disa individë janë të papërgjegjshëm. Faji kolektiv nuk ekziston në asnjë shoqëri demokratike, se ndryshe të gjithë meshkujt do ishim dënuar për vrasje, meqë njëri prej nesh do kishe kryer një të tillë.

Erion Veliaj i urren meshkujt kur i quan ata LACA që qarkullojnë kot me makina nëpër Tiranë dhe krijojnë trafik… e kur i doli KÇK u futën në brimë të miut, e trafiku u zhduk. Të thuash në Tiranë u zhduk trafiku, kjo është gënjeshtra më e rëndomtë e thënë ndonjëherë! Tirana, sot ka trafikun më të rënduar në historinë e saj, prej rrugëve që qepen e shkepen për të mbushur xhepat e hajdutëve dhe klientëve të bashkisë… rrugë që shkatërrohen nga makina të rënda dhe inertet e krijuara nga qindra leje të dhëna ndërtuesve të pallateve dhe kullave, por që rindërtohen me paratë e taksapaguesve shqiptarë… rrugë që ndryshojnë sens dhe bllokohen çdo ditë, prej mungesës së një eksperti në bashki që mund ta zgjidh një kaos të tillë. Trafikun në Tiranë nuk e bëjnë meshkujt por LACAT dhe HAJDUTËT që po rrjepin bashkinë.

Urrejtia e Veliaj ndaj meshkujve është sëmundje e rëndë, në dukje si një paragjykim seksist por në të vërtetë në një patologji pa shërim. Duke iu kthyer psikanalizës, rrënjët e kësaj urrejtie origjinën e kanë nga ndonjë zhgënjim i tij ndaj një mashkulli, i cili ose e ka abuzuar ose keqtrajtuar në moshë të vogël. Por dikush duhet të ja shpjegojë Veliaj, se meshkujt nuk janë të gjithë njësoj dhe ata nuk të kanë asnjë borxh ti shash apo ofendosh, sepse ti mendon se je më i mirë se ata, ndërkohë që çdo ditë, në çdo dalje dëshmon vetëm të kundërtën/Ekskluzive.al