HomeAktualitetKronike

Ngriti me dron flamurin e PD-së në takimin elektoral të PS-së, procedohet penalisht i riu tropojan

Ngriti me dron flamurin e PD-së në takimin elektoral të PS-së, procedohet penalisht i riu tropojan

Është proceduar penalisht në gjendje të lirë 28-vjeçari që ngriti me dron flamurin e PD-së gjatë një takimi elektoral të Partisë Socialiste.

I riu me iniciale A. G., banues në Tropojë është proceduar për veprën penale të “Pengimit në ushtrimin e të drejtës për tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar”.

Më 9 prill, ndërsa aktori Petrit Malaj, kandidat për deputet të Partisë Socialiste në listën e Kukësit fliste me banorët në Tropojë, një flamur i Partisë Demokratike u valvit me dron sipër kokave të tyre.

Pavarësisht provokimit, Malaj kërkoi qetësisht nga simpatizantët të mos dëmtohet flamuri i PD-së por të trajtohet me respekt si për çdo forcë tjetër politike.