HomeAktualitetDebat

Meta flet si punonjës bordelloje: “Burra që turpërojnë edhe fjalën prostitutë”! Rama i jep përgjigjen e fortë : Kandidati më i ri në Vlorë, shpërndarsi i “kanaçeve” që rri natën skutave me subjekte të OFL-së

Meta flet si punonjës bordelloje: “Burra që turpërojnë edhe fjalën prostitutë”! Rama i jep përgjigjen e fortë : Kandidati më i ri në Vlorë, shpërndarsi i “kanaçeve” që rri natën skutave me subjekte të OFL-së

Kryeministri Rama i është përgjigjur presidentit Meta, ku pak orë më parë i kërkoi të mos provokonte Vlorën dhe foli për “burra që turpërojnë edhe fjalën prostitutë”.

Kryeministri i referohet kreut të shtetit si kandidati i sapozyrtarizuar i LSI-së, për të cilin thotë se del natën ku takon subjekte të Vetingut dhe OFL-së.

“Për ata që nuk e dinë historinë e kësaj vepre, kandidati në fjalë është Ilir Meta. Kandidati i sapozyrtarizuar i LSI në qarkun e Vlorës. Damiani e ka ftuar meqë erdhëm edhe ne për të inspektuar punimet, por ai nuk del ditën, ai shfrytëzon muzgun dhe natën.

Sepse subjektet me të cilat ai komunikon, ditën e kanë pak të vështirë. Kur bën shpërndarjen e teneqeve duke e shpërdoruar deri në fund atë institucion që praktikisht Shqipëria e ka humbur ketë periudhë. Janë gjykatës dhe prokurorë të korruptuar që janë pastruar nga Vetingu dhe që janë bashkuar me të për revanshin e madh referendar të 25 prillit, ku ëndërrojnë të marrin në dorë drejtësinë, janë subjekte të OFL-së natyrisht, dhe pastaj kuptohet është koha e zijafeteve me Leskos”, tha Rama.