HomeAktualitetDebat

Meta në panik nga falimenti i sh.p.k LSI-së: As Monika s’ka shanse të shesë partinë (biznesin) time, se kam krijuar për ta shitur. Nuk shkon për skrap

Meta në panik nga falimenti i sh.p.k LSI-së: As Monika s’ka shanse të shesë partinë (biznesin) time, se kam krijuar për ta shitur. Nuk shkon për skrap

Ilir Metën duket se e ka kapur paniku nga shkrirja e LSI në këto prag zgjedhje.

Edi Rama dhe komponentë të PS janë shprehur se partinë e Metës do e çojnë për skrap, ndërsa vetë kreu i LSI de facto është hedhur në aksion për ta mbajtur në jetë.

Në një intervistë për “One Tv” Meta tha se do e mbrojë partinë e tij dhe i bëri thirrje edhe gruas e cila është kryetare e LSI që as të mos e çoj në mend ta shesë tek PS.

“Ilir Meta ka qenë shumë i ndershëm dhe i rregullt me Edi Ramën dhe të gjithë.

Por Ilir Meta duhet të jetë në rregull me Kushtetutën e Shqipërisë. Nuk ke shanse të çosh për skrap opozitën.

Nuk ka fuqi as Monika të shesë LSI nëse i shkon në mend se nuk e kam krijuar unë LSI për ta shitur.

Deputeti që zgjidhet në një zonë të mbrojë të drejtat e kësaj zone”, tha Meta.