HomeAktualitetKryesore

VIDEO/ “ Deri dje ishte një turp”! kryeministri Rama del me mesazhin e fortë që në mëngjes

VIDEO/ “ Deri dje ishte një turp”! kryeministri Rama del me mesazhin e fortë që në mëngjes

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me pamje nga Lungomare 2 e Vlorës. Rama shkruan se aty po përfundon plazhi publik me 5 yje, ndërsa shton se deri dje aty ishte një turp publik me kioska e me ferra.

Më tej, kryeministri deklaron se vendi po del nga tuneli i pandemisë dhe do bëhet akoma më shumë për Vlorën e krejt Shqipërinë.

“Qëndruan e luftuam bashkë dhe tani po përgatitemi të…”, ambasadorja Yuri Kim del me mesazhin e rëndësishëm në mesnatë

Mesazhi i Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe me këtë kartolinë nga Lungomare2 në Vlorë, ku po përfundon plazhi publik me 5 yje aty ku deri dje ishte një turp publik me kioska e me ferra, duke ju thënë të gjithëve se tani që po dalim nga tuneli i pandemisë, shumë më shumë akoma do bëjmë për Vlorën e krejt Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë!